Presidenti kinez ka pranuar se armët bërthamore duhet të përjashtohen nga konflikti, sipas një deklarate të Emmanuel Macron gjatë një vizite në Pekin.
Xi Jinping tha se dëshiron që bisedimet e paqes të rifillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të mos e përshkallëzojë krizën.
Macron i kërkoi udhëheqësit të Kinës që të bëjë presion ndaj Rusisë që të respektojë rregullat ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve bërthamore, pas njoftimit të Putinit se do t’i vendosë në Bjellorusi.“Unë e di se mund të mbështetem tek ju për ta bërë Rusinë të arsyetojë dhe të ulemi të gjithë të bisedojmë”, tha Macron.
Vizita e sotme, së bashku me shefen e BE-së, Ursula von der Leyen, duket një përpjekje për të qetësuar marrëdhëniet e tensionuara me Pekinin, jo më pak për shkak të refuzimit të Kinës për të dënuar pushtimin e Rusisë.
Por mbështetja kineze për Rusinë duket se nuk është aq e pakushtëzuar sa mendohej fillimisht.