Të dhënat më të reja të Entit Shtetëror të Statistikës tregojnë se ka ulje të inflacionit në krahasim me muajt paraprak dhe ulje më të madhe në krahasim me tetorin e vitit të kaluar kur në përgjithësi filluan të rriten çmimt në shtetin tonë edhe të produkteve ushqimore edhe të energjensave, vlerësoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
“Inflacioni në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është 14,7 për qind dhe i ka 2 për qind ulje nëse e krahasojmë me shkurtin. Më e rëndësishme është se ka ulje në pjesën e transportit dhe në pjesën e ushqimit që do të thotë se masat të cilat i merr Qeveria kanë filluar t’i japin rezultatet e tyre”, tha Bekteshi në deklaratën pas takimit me importuesit e frutave dhe perimeve në Ministrinë e Ekonomisë.