LajmeRajon

Haradinaj bën homazhe në Bllacë: Eksodi i 1999 do të mbahet mend gjatë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Memorialin përkujtimor “Bllaca 99” me rastin e 24-vjetorit të eksodit masiv të popullatës shqiptare.

Nga aty, Haradinaj tha se eksodi i vitit 1999, do të mbahet mend gjatë në memorien e tyre.

“Jemi këtu për t’i përkujtuar vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës, të civilëve të zhvendosur me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe pa pas mundësi me marrë asgjë me vete por vetëm me shpëtu jetën, kombin. Kjo zhvendosje nuk ka qenë aq e thjeshtë, këtu janë mbajtë me ditë e javë të tëra pra këtu ajnë mbajtë burra, gra e fëmijë e pleq dhe siç e dimë numri i tyre është mbi një milion e gjysmë”, tha Haradinaj.


Llogaritet se rreth 440 mijë refugjatë shqiptarë të dëbuar nga forcat serbe, pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës.

© SYRI.net

Show More

Related Articles

Back to top button