Pak ditë më parë, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se brenda një viti paga mesatare do të shkojë në 900 euro.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare tash shprehet se pagat e reja janë fryt i punës të përbashkët, të çdo qytetari që kontribuon për ekonominë shqiptare
“PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet”, ka shkruar Rama.