Rreth 40 minatorë në minierën e Trepçës kanë mbetur të bllokuar si pasojë e prishjes së njërit ashensor.
Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi.
I njëjti ka bërë të ditur se minatorët kanë rreth 12 orë të bllokuar brenda në minierë dhe se gjendja e tyre aktualisht është stabile.
Januzi tha për Reporteri.net se 10 prej tyre tashmë veçse janë nxjerr përmes daljes së dytë të minierës, ndërsa 30 të tjerë pritet që shumë shpejt të dalin nga aty.
“Rreth 40 minatorë, 10 prej tyre kanë dal përmes daljes dytë… 30 shumë shpejt pritet me dal. Kjo ka ndodhur pershkak prishjes së ashensorit..Minatorët e bllokuar janë të shqetësuar por gjendja e tyre është stabile. Janë të bllokuar që nga ora 03:00 e mëngjesit”, tha Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi./Reporteri.net/