Në seancën e sotme të 106-të me 64 vota “për” dhe një “abstenim”, gjyqtarja e Gjykatës së Apelit – Shkup, Elizabeta Dukovska, u zgjodh gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese.
Dukovska vjen me propozim të Këshillit Gjyqësor dhe ajo duhet të plotësojë vendin e liruar nga gjyqtarja Vangelina Markudova, së cilës i ka skaduar mandati më 7 dhjetor 2022.
Në vitin 2004 është zgjedhur gjyqtare në Gjykatën Themelore Shkup 1, ndërsa nga korriku i vitit 2007 ka punuar si gjyqtare për falimentim në Gjykatën Themelore Shkup 2. Në vitin 2009 është zgjedhur gjyqtare në Gjykatën e Apelit në Shkup.