Drejtori i së ashtuquajturës zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka njoftuar se të enjten do të mbahet takim mes përfaqësuesve të Listës Serbe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me të gjithë ministrat e qeverisë serbe.
Në këtë takim të së enjtes, siç tha Petkoviq, do të marrë pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.
Ata do të diskutojnë përfundimet politike që duhet të arrihen: “Të shohim se çfarë do të bëjmë dhe si do t’ia bëjmë në periudhën e ardhshme”, është shprehur ai në televizionin serb, Prva.
Tutje ai përkujtoi se presidenti serb i kishte prezantuar ato pas takimit paraprak me përfaqësuesit e serbëve, i cili u mbajt të premten.
Megjithatë, Petkoviq konfirmon se Vuçiq ka dhënë dorëheqje nga propozimet e tij kur ka dëgjuar serbët nga Kosova.
“Kur pa se çfarë kërkonin dhe se ishin shumë më të rreptë në disa kërkesa, presidenti Vuçiq i braktisi propozimet e tij”, tha ai.
Ndaj specifikoi ai, edhe u aranzhua një takim i ri mes tyre./Arbresh.info