Të paktën 53 persona janë vrarë, sipas të mbijetuarve, në një nga sulmet ajrore më vdekjeprurëse nga ushtria e Mianmarit në luftën civile.
Ata thonë se në mesin e të vdekurve janë të paktën 15 gra dhe një numër i fëmijëve. BBC deri tani nuk ka mundur t’i verifikojë numrat.
Shënjestër e sulmit ishte një fshat në rajonin Sagaing, i cili ka kundërshtuar qeverinë ushtarake.
Ushtria ka përdorur gjithnjë e më shumë sulme ajrore kundër kundërshtarëve të tyre që kur ata morën pushtetin në shkurt të vitit 2021.
Komunitetet në Sagaing kanë formuar si lloj ushtrie kundër ushtrisë së Mianmarit, shkruan BBC.