LajmeRajon

Vuçiç takon shefen e UNMIK-ut: Siguria në Kosovë është komplekse, serbët të kërcënuar nga regjimi i Kurtit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka pritur sot në takim Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe kreun e UNMIK-ut, Karolin Zijade.

Me Zijade, Vuçiç ka diskutuar për seancën e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të paraqitet një raport mbi punën e UNMIK-ut, qëndrimin e serbëve në Kosovë dhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Një bisedë konstruktive me Karolin Zijade për të gjitha problemet, presionet dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj sigurisë së serbëve në Kosovë nga regjimi i Kurtit, por edhe për mungesën e një reagimi adekuat nga bashkësia ndërkombëtare.

E ritheksova se Serbia përpiqet të ruajë paqen në çdo mënyrë, për të siguruar një jetë më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe se në atë rrugë respektimi i dispozitave të OKB-së dhe vazhdimi i angazhimit të UNMIK-ut janë të një rëndësie thelbësore”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Show More

Related Articles

Back to top button