Takimi bilateral me kryetarin e Këshillit të sindikatave policore të Evropës, Rikardo Valladas, bashkarisht i kemi implementuar praktikat më të mira evropiane në punën policore me Sindikatën policore evropiane. aq më tepër që tani bashkarisht i marrim vendimet strategjike, si dhe procedurat taktike dhe operative, e tërë kjo me qëllim të servisit të vërtetë policor për qytetarët dhe garancë për sigurinë, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.
Në atë drejtim, ai e thekson edhe bashkëpunimin përmes përpjekjeve të Këshllit të sindikatave policore të Evropës dhe të gjithë miqtë dhe partnerët të cilët kanë marrë pjesë në përgatitjen e këtij dokumenti të ri të rëndësishëm strategjik, i cili sot promovohet.
“Jemi të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit me Këshillin e Sindikatave policore evropiane, e tërë kjo me qëllim që t’i realizojmë idealet e Policisë së re evropiane. Republika e Maqedonisë së Veriut od të vazhdojë të jetë partner relevant dhe respektabil në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare të sigurisë”, ka shkruar Spasovski në Fejsbuk.