Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka bërë të ditur se tani zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit është Matthew Miller.
Para Miller në këtë pozitë ishte Ned Price.
“Përvoja e Matt në qeverisje dhe kuptimi i thellë i politikës së jashtme do të na shërbejë mirë teksa ne vazhdojmë të komunikojmë për sfidat komplekse globale. Jam mirënjohës që ka pranuar të marrë këtë rol”, ka thënë Blinken.