Një 31 vjeçare nga Gostivari, mbrëmë (11-prill) në ora 20:45 në SPB Tetovë ka raportuar se më datë shtatë të këtij muaji, ish-bashkëshorti i saj, pa dijeninë e saj, e ka marrë djalin e tyre në shtëpinë e tij në një fshat të Gostivarit dhe nuk ia ka kthyer edhe pse me aktvendim gjyqësor, sipas raportit, ajo ka kujdestarinë e tre fëmijëve të mitur.
Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.