LajmeRajon

Osmani e propozoi 14 Prillin si Ditë të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë

Qeveria e Kosovës sot e ka caktuar 14 Prillin si Ditë të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë.

Me anë të një njoftimi Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se kjo ditë u caktuar me propozim të presidentes Vjosa Osmani.

Osmani ka theksuar se ky vendim do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale.

“Rikujtojmë se gjatë luftës së fundit në Kosovë, rreth 20.000 persona kanë qenë viktima të luftës seksuale. Jetët e të gjithë këtyre personave ndryshuan përgjithmonë. Pikërisht më 14 prill ndryshoi gjithmonë edhe jeta e Vasfije Krasniqit, e cila u rrëmbye me forcë dhe u dhunua nga forcat serbe. Ajo mori guximin që ta ndajë të vërtetën me tërë botën. Përmes rrëfimit të saj, ajo u shndërrua në zërin e të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Osmani në propozimin drejtuar Qeverisës së Kosovës.

Show More

Related Articles

Back to top button