LajmeRajon

Ilir Meta në takimin me Escobar, diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me takimin që ai pati këtë të martë me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm i Washingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një reagimi në facebook Meta bën me dije se temë e diskutimit ishin marrëdhëniet e partneritetetit strategjik mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi si dhe zgjedhjet lokale të 14 majit.

Meta deklaron se në takim nënvizoi vendosmërinë e Partisë së Lirisë për të përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga aleanca strategjike Shqipëri-SHBA.

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, Meta ka shkruar se ka vlerësuar se angazhimi i SHBA në procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor dhe garantues drejt përfundimit me sukses të dialogut mes dy vendeve.

Show More

Related Articles

Back to top button