LajmeRajon

Aksioni policor në Malin e Zi për parandalimin e krimit të organizuar, mes të ndaluarve kryetari i komunës së Budvës

Këtë të enjte në Malin e Zi është kryer një aksion policor me qëllim parandalimin e krimit të organizuar.

Sipas mediave vendase, në mesin e të arrestuarve është edhe kryetari i komunës së Budvës, Milo Bozhoviç , përndryshe zyrtar i Frontit Demokratik.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, me mbështetjen dhe ndihmën e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim dhe Zbatim të Ligjit – EUROPOL, Departamenti i Policisë Speciale, me ndihmën logjistike dhe operative të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë, ndërmerr masa dhe veprime në kuadër të hetimeve në dy lëndë penale. Publiku do të informohet me kohë për privimin eventual të lirisë së personave të caktuar dhe për rezultatet e masave dhe veprimeve që janë në vazhdim”, ka thënë prokurori i shtetit dhe zëdhënësi Vukas Radonjiç .

Ndër të tjera në media shkruhet se  Bozhoviç akuzohet për veprën penale të krijimit të organizatës kriminale. Bëhet fjalë për SDT, që i referohet kontrabandës së një sasie të madhe droge./abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button