Gjykata Themelorë në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim të dyshuarve për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.D, K.H dhe O.H, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin, transmeton Klan Kosova.
Kujtojmë se të martën pas një emisioni televiziv, gazetari Valon Syla u përcoll me veturë nga tre persona dhe më pas u sulmua duke hyrë në një lokal në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Si pasojë e sulmit, ai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.