Si gjithë bullgarët, edhe unë e përcjell me hidhërim shpërbërjen e Kuvendit Kombëtar. Partitë duhet të jenë të vetëdijshme se këto beteja po diskreditojnë të gjithë sistemin politik, se parlamenti bullgar nuk është pazar,” tha presidenti bullgar Rumen Radev për mediat lokale, duke komentuar shkarkimin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare Bullgare, Nikola Minçev.
Në lidhje me çështjen e Maqedonisë së Veriut, Radev tha se qeveria e Petkovit duhet të hedhë poshtë të gjitha dyshimet se Bullgaria mund të tërheqë veton e saj.
“Qeveria duhet të hedhë poshtë të gjitha dyshimet se Bullgaria mund të tërheqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut. Ju e dini që kryeministri niset për në Bruksel javën e ardhshme dhe duhet të mbrojë interesin kombëtar. Prandaj edhe Kuvendi Kombëtar edhe bullgarët duhet ta dinë paraprakisht dhe qartë se çfarë qëndrimi do të mbrojë kryeministri dhe kjo nuk mund të shmanget nga korniza e Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare. Çdo mashtrim apo përpjekje për ta zëvendësuar atë do të ketë pasoja të tmerrshme”, theksoi Radev para gazetarëve.