Samuel Umtiti ka rilindur në karrierën e tij pas huazimit te Lecce në Serie A nga Barcelona.
Mbrojtësi francez ka rikthyer formën e mirë dhe po luan për mrekulli këtë edicion, gjë që ka ngjallur interesimin e Interit për të.
Neroazzurët do të mbeten pa Milan Skriniarin sezonin e ardhshëm derisa pritet edhe largimi i Stefan De Vrij në fund të sezonit.
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se drejtuesit e Interit po mendojnë afrimin e Samuel Umtitit në verë, me francezin që është përshtatur shumë mirë me futbollin italian.
29-vjeçari ka kontratë me Barcelonën, por ai nuk bën pjesë në planet e gjigantit katalunas që janë të gatshëm ta shesin për një çmim të lirë vetëm që të heqin nga radhët e veta, pasi Umtiti ka një pagë të lartë.
Inter është gati të hap bisedimet me Barcelonën për transferimin e francezit dhe janë të gatshëm të paguajnë deri në 10 milionë euro për të.
Umtiti këtë edicion ka zhvilluar 17 ndeshje me Leccen në Serie A dhe është ndër lojtarët kryesorë të skuadrës verdhekuqe. /Telegrafi/