BotaLajme

SpaceX anulon lëshimin e raketës

SpaceX ka anuluar lëshimin e raketës, e cilësuar gjithashtu si raketa më e madhe ndonjëherë. E njohur si Starship, raketa është ndërtuar nga kompania SpaceX e sipërmarrësit amerikan, Elon Musk.

Është pothuajse 120 metra e lartë dhe ka gati dyfishin e shpejtësisë të çdo rakete tjetër në histori.

Raketa pritej të nisej nga një bazë në Teksas të Shteteve të Bashkuara. Synimi ishte që ajo të fluturonte në drejtim të lindjes dhe të përfundonte një qark të globit për rreth 150 minuta.

SpaceX thotë se ata janë gati të ndalojnë nisjen dhe do ta vazhdojnë atë si një provë. Ekipi i SpaceX më herët tha se po problemi ishte te një valvul presioni. Nuk është e pazakontë, furnizimi i një rakete me karburant është diçka e ndërlikuar dhe sidomos kur është për herë të parë.

Por ndërsa fluturimi ishte anuluar, SpaceX vendosi të vazhdojë me numërimin mbrapsht. Ekipi ka deklaruar se do të zgjidhte problemin për të zbuluar saktësisht se çfarë nuk shkoj siç duhej.

Do të duhen të paktën 48 orë për të zgjidhur problemin përpara se të provojnë sërish.

Show More

Related Articles

Back to top button