Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë me lagështi.
Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/