LajmeRajon

Xhaçka pret homologun kroat në Tiranë: Duhet linjë ajrore mes dy vendeve

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Kroacisë u takuan sot në Tiranë për të diskutuar forcimin e marrëdhëniëve mes dy vendeve, anëtare të NATO-s.

Kreu i diplomacisë kroate, Grilc Radman tha se një linjë ajorore Tiranë- Zagreb do t’i shërbente të dyja vendeve.

“Dy aleate vende të NATO-s gjithmonë kemi pasur lidhje të forta, gjatë çdo takimi në Shqipëri, Kroacia ka vazhduar të mbështesë anëtarësimin e vendit në BE. Kroacia është gati të ofrojë mbështetje teknike dhe politike të Shqipërisë për të transmetuar të gjithë përvojën e saj. Bashkëpunimi ynë në ekonomi është në trend rritës. Sigurisht mund të arrijmë shumë më tepër nëse forcojmë më tej bashkëpunimin tonë, pasi jemi vende fqinje. Vendi Adriatik ka rëndësi të madhe për të dyja vendet tona, mbrojtja nga ndotja dhe infrastruktura ajrore do të risë më tepër bashkëpunimin ekonomik dhe do i bëjë njerëzit më të afërt. Nëse do realizojmë një linjë ajrore direkt mes Shqipërisë dhe Kroacisë do ishte më mirë”, tha Radman.

Ndërsa Xhaçka u shpreh se “Diskutuam sesi mund të zgjerojmë e thellojmë më tej marrëdhëniet mes vendeve tona. Vizita e homologut Radman është shprehje e vullnetit të përbashkët për të zhvilluar më tej partneritetin tonë. Arritjet e Kroacisë pas anëtarësimit në BE, na bëjnë optimistë që përpjekjet për kryerjen e reformave shpërblehen.

Kroacia do të vijojë të jetë një mbështetëse e pa rezervë e procesit tonë të integrimit në BE, jo vetëm politikisht, por edhe me ekspertizë teknike konkrete. Diskutuam edhe për një numër aktivitetesh që do të organizohen për herë të parë, si takimi i përbashkët i dy qeverive. Ne duhet të punojmë më shumë për të zhvilluar më tej bashkëpunimin tonë ekonomik dhe tregtar. Sugjeruam mbajtjen e takimit të 6-të të Komisionit të Përbashkët Ekonomik dhe të një Forumi Biznesi. Konstatuam nevojën për vendosjen e lidhjeve ajrore e detare ndërmjet vendeve tona”.

Show More

Related Articles

Back to top button