BotaLajme

G7: Shtetet që ndihmojnë Rusinë për luftën në Ukrainë do ta paguajnë shtrenjtë

G7 paralajmëroi të martën shtetet që të mos ndihmojnë Rusinë në luftën e nisur në Ukrainë, pas një takimi disaditor.

Të mbledhur në Alpet japoneze, ministrat e jashtëm të vendeve të industrializuara premtuan se do t’i detyronin ata që ofronin ndihmë për Moskën që ta paguajnë shtrenjtë.

Qëndrimet ndaj luftës së Ukrainës ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në mbarë botën, me politikëbërësit në shumë kryeqytete që duan të ruajnë lidhjet tregtare me Moskën dhe janë cinikë ndaj aksionit perëndimor.

Paralajmërimi i G7 vjen një ditë pasi Ministri i Mbrojtjes i Kinës përshëndeti një “epokë të re” të marrëdhënieve me Rusinë, duke u zotuar të thellojë bashkëpunimin politik dhe të sigurisë.

Megjithëse ata nuk e përmendën drejtpërdrejt, deklarata e tyre i bën jehonë paralajmërimeve të përsëritura nga zyrtarët perëndimorë për Pekinin që të mos furnizojë Rusinë me mjete vdekjeprurëse ushtarake që mund të përdoren në Ukrainë.

Grupi, i cili përfshin Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Francën, Japoninë, Italinë, Kanadanë dhe Gjermaninë, gjithashtu u zotua të “intensifikojë” sanksionet kundër Rusisë dhe të dyfishojë përpjekjet  për të parandaluar vendet e treta që t’i rrethojnë ato.

Show More

Related Articles

Back to top button