Një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet se ka dashur të vrasë një 18-vjeçar një ditë më parë në afërsi të Akropolit në Athinë. Në pranga është vënë shtetasi Arbër Muça.
Sipas policisë greke, Muçaj se bashku me 17-vjeçarin grek Nikolas Kolias, i cili u arrestua pak pas ngjarjes, tentuan të grabisin nën kërcënimin e thikave, një grup të rinjsh që po rrinin në një stol pranë monumentit të lashtësisë helene, Akropolit.
Pasi i kanë grabitur telefonat dhe sendet me vlerë të rinjve, dy autoret tentuan të largohen, por një 18-vjeçar Jorgo Akrivo, tentoi t’i ndalojë.
Dy autorët u përballën me 18-vjeçarin dhe si rezultat e plagosën me thikë. Ai mori 4 thika në qafë dhe në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Autoritetet po kërkojnë edhe persona të tjerë të përfshirë në grabitje.