GostivarLajme

Dua hatme në Xhaminë e Lejthisë në Gostivar

Në Xhaminë e “Lejthisë” në Gostivar, në Natën e 27-të të Muajit Ramazan, në Natën e Kadrit, u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të hatmeve të Kur’anit Famëlartë nga nxënësit e mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar në Xhaminë e “Lejthisë” tek mual-limi H. Semir ef. Emini. Në këtë manifestim përpos xhematit, familjarëve dhe mysafirëve të shumtë, hoxhallarëve të rrethit të Gostivarit pjesëmarrës ishte një delegacion nga Muftinia e BFI – Gostivar, në krye me Muftiun H. Sabahudin ef. Zendeli i shoqëruar nga stafi i tij.

Në fillim fjalë përshëndetëse pati ish-Reisul Ulema, H. Hfz. Arif ef. Emini. Më pas, Muftiu përshëndeti këtë solemnitet dhe mbi të gjitha falënderoi prezencën e Reisul Ulemasë, H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu, i cili me prezencën e tij në këtë manifestim fetar, përskaj shumë ftesave nëpër xhami, zgjodhi xhematin dhe Xhaminë e Lejthisë, në respekt të kolegëve të vet hoxhallarë. Ai në fjalën e tij të rastit, potencoi faktin se mësimbesimi islam nëpër mektebet e xhamisë është forma ku mësohen bazat e Islamit dhe leximi i Kur’anit Famëlartë. Duanë e hatmeve e bëri Hfz. Arif ef. Emini-ish Reisul Ulema dhe vaiz në këtë Xhami, kurse programin e solemnitetit e udhëhoqi referenti fetaro-arsimor Hfz. Jusuf ef. Xheladini.

Në fund të programit, u bë shpërndarja e diplomave dhe Kur’anave nga ana e Reisit, Muftiut dhe referentëve me të cilat u dekoruan nxënësit/et, mualimi/imami i kësaj xhamie dhe Këshilli i Xhamisë. Vlen të theksojmë se numri i nxënësve që bënë hatme në këtë solemnitet ishte 22 nxënës/se.

Show More

Related Articles

Back to top button