Milani do të ishte i gatshëm të dëgjonte ofertat mbi 20 milionë euro për sulmuesin Ante Rebic, sipas raportimeve në Itali. Reprezentuesi kroat bëri përshtypje fillimisht si huazim dhe më pas në sezoin e tij fillestar si lojtar i rregullt tek kuqezinjtë, përcjell GazetaBlic Sport.
Me ardhjen e mundshme të Divock Origit në një transferim të lirë, Il Corriere dello Sport pretendon se Milani do të ishte i gatshëm të dëgjonte ofertat për Rebic. Raporti sugjeron se kuqezinjtë nuk po kërkojnë në mënyrë aktive të largojnë sulmuesin, por do të ishin të gatshëm të hynin në diskutime nëse marrin një ofertë mbi 20 milionë euro.