Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar heroin Sali Çekaj, komandatin e shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në 24 vjetorin e rënies.
Osmani ka theksuar se Çekaj theu mitin e rremë për pathyeshmërinë e forcave serbe pasi që ra në fushëbetejën e Koshares, njërën ndër betejat vendimtare.
“Komandant Çekaj ishte njëri ndër strategët më të shquar të luftës, por veprimtar i paepur në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri. Veprimtarinë atdhetare e nisi herët, për të mos iu ndarë deri në rënien e tij heroike, më 19 prill 1999. Njëherë në Kosovë e më pas në mërgim, ai dëshmoi se si punohet e vdiset për atdhe”, ka deklaruar Osmani.
Ajo ka shtuar se së bashku me Agim Ramadanin e bashkëluftëtarë të tjerë, Saliu iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u shqua si strateg ushtarak, derisa si komandant i Brigadës 134, la gjurmë të pashlyera në organizimin e UÇK-së dhe të betejave të saj për liri.