Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Shëngjin të Lezhës mesditën e sotme.
Ngjarja e ndodhur pak minuta më parë pranë Portit të Shëngjinit.
Ndërkaq, i vrarë deri tani ka mbetur shtetasi Ardian Nikulaj dhe ish-kandidat i PSD për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Ardian Nikulaj u denoncua edhe nga sh-kryeministri, Sali Berisha, për blerjen e votave nga PSD ditën e dielë të votimeve, 25 prill 2021.
Ardian Nikulaj, biznesmen i njohur në Lezhë dhe pronar i disa lokaleve u qëllua me armë zjarri në një lokal në pronësi të tij në hyrje të Shëngjinit.