BotaLajme

Foto nga Mariupol fiton çmimin “Fotografia e Vitit të Shtypit Botëror”

Çmimin “World Press Photo of the Year” ë ka fituar fotografi ukrainas Evgeniy Maloletka për fotografinë ku shihen punonjësit e urgjencës duke mbajtur një grua shtatzënë nëpër terrenet e shkatërruara të një materniteti në Mariupol.

Mediat e huaja shkruajnë se fotografia është bërë në 9 mars të vitit 2022 ku gruaja me dorën e majtë në barkun e poshtëm të përgjakur zbuloi tmerrin e sulmit brutal të shtetit rus në fillim të luftës në Ukrainë.

Iryna Kalinina, 32-vjeçare ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjysmë ore pasi solli në jetë trupin e pajetë të foshnjës së saj të quajtur Miron.Për mua, është një moment që gjatë gjithë kohës dua ta harroj, por nuk mundem. Historia do të mbetet gjithmonë me mua”, tha Maloletka.

Show More

Related Articles

Back to top button