Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se nuk ka gjasa që Kosova të marrë mbështetje për anëtarësim në UNESCO.
Pas një takimi me drejtoreshën e përgjithshme të UNESCO-s Audre Azoulay në Paris, ai tha se ka kërkuar nga organizata që t’i kushtojë vëmendje të veçantë trashëgimisë kulturore në Kosovë.
“Në nëntor po përgatitet edhe Asambleja e UNESCO-s, për ne është e rëndësishme që duke pasur parasysh qëndrimet tona për Kosovën të mos ketë asnjë kërkesë nga Kosova për anëtarësim në UNESCO, por kjo nuk do të thotë se mund të mos ndodhë. Është mirë për ne që është një organizatë botërore, jo evropiane ku shumica e vendeve e njohin Kosovën. Mendoj se nuk ka pothuajse asnjë shans që Kosova të marrë konfirmimin e anëtarësimit”, tha Daçiq./21Media