LajmeRajon

Zjarri në spitalin e Shkodrës/ Pamjet nga dhoma e shkrumbuar, pacientët u evakuuan në kohë

Kjo është një nga dhomat në Spitalin Rajonal të Shkodrës, e cila është përfshirë nga zjarri mëngjesin e kësaj të shtune.

Sikurse shihet nga pamjet, zjarri i rënë në katin e katërt të spitalit në dhomën e Repartit të Kirurgjisë ka shkrumbuar krevatet dhe sendet brenda.

Fatmirësisht nga zjarri nuk të lënduar pasi pacientët u evakuuan, vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

“Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë. Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar. Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera. Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërprerje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti”, thuhet në reagimin e spitalit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet se është shkaktuar nga një ngrohëse.

Show More

Related Articles

Back to top button