BotaLajme

Përparim Avdili, nominohet zyrtarisht kandidat për Parlamentin e Zvicrës

Përparim Avdili është 35 vjeçar, i lindur në rrethinën e Kumanovës dhe i ardhur në Zvicër në moshën njëvjeçare. Që prej disa vitesh ai është pjesë e FDP-së (Partia Liberale) ndërsa prej tre vitesh edhe asamblist i saj në Cyrih.

“Lajm i madh! Jam nominuar zyrtarisht kandidat për zgjedhjet e Parlamentit të Zvicrës!”. Këtë lajm e ka publikuar në mbrëmjen e sotme Përparim Avdili, asamblist nga partia FDP i Asamblesë së Qytetit të Cyrihut, në një postim të bërë në llogarinë e tij në facebook , shkruan albinfo.ch.

“Me mbështetjen e familjes, miqve dhe FDP-së, jam i gatshëm të punoj për rajonin tonë dhe të përfaqësoj vlerat dhe vizionet tona.
Faleminderit për mbështetjen tuaj – me përparim në të ardhmen!”, shkruan në vazhdim Avdili, i pari politikan me rrënjë shqiptare në Parlamentin e Cyrihut.

Gjithashtu Avdili, nga viti i kaluar është edhe kryetar i FDP-së për qytetoin e Cyrihut.

Pas Reis Luzhnicës dhe Islam Alijajt, të dy nga Partia Socialdemokrate, të cilët ishin nominuar ditë më parë, Cyrihu nominon edhe një kandidat tjetër me rrënjë shqiptare, kësaj radhe nga FDP, për zgjedhjet në nivel nacional, që mbahen më 22 tetor të këtij viti.

Show More

Related Articles

Back to top button