BotaLajme

Pas 42 vitesh, dënohet me burgim të përjetshëm autori i sulmit kundër hebrenjve në Francë

Pas më shumë se 42 vjetësh pas shpërthimit vdekjeprurës me bombë në një sinagogë në Paris, është dënuar një profesor universiteti me origjinë libanezo-kanadeze për kryerjen e sulmit.

Gjykata në Paris vendosi që Hassan Diab, 69-vjeç, ishte i riu që kreu sulmin me bombë në Rue Copernic më 3 tetor 1980, e që ishte sulmi i parë vdekjeprurës kundër hebrenjve në Francë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Diab refuzoi të merrte pjesë në gjyq, por gjyqtarët e dënuan me burgim të përjetshëm, teksa mbështetësit e tij e kanë dënuar gjyqin duke e cilësuar si të padrejtë.

Ai, u thirr si i dyshuar për herë të parë në vitin 1999, gati 20 vjet pas sulmit ku mbeten të vrarë katër persona e 38 u plagosën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Tetë vjet më vonë autoritetet franceze lëshuan një urdhër arresti ndërkombëtar dhe në vitin 2014 Kanadaja pranoi që ta ekstradonte atë.

Por në vitin 2018, gjyqtarët francezë e shpallën çështjen të mbyllur në mungesë provash, duke lejuar Diab të kthehej në Kanada, ndërsa në vitin 2021, një apel kundër mbylljes së çështjes u miratua në Gjykatën e Lartë, ku ishte hera e parë që kjo kishte ndodhur ndonjëherë në një çështje terrorizmi në Francë.

Show More

Related Articles

Back to top button