BotaLajme

Rrëzohet një aeroplan në Itali, humbin jetën dy persona, njëri shqiptar

Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pasi aeroplan i drejtuar nga ai dhe një shtetas italian u përplas në një fushë në Romagna të Italisë. Mësohet se ka ndërruar jetë edhe 65-vjeçari italian.

I riu jetonte në Riolo Terme, në provincën e Ravenës. Nga informacionet e para, avioni ishte nisur nga fusha ajrore e Villafranca për një mësim në një kurs për pilotët rekreativë.

Sipas një dëshmitari okular, aeroplani papritmas bëri dy rrotullime dhe ra në një fushë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për sigurimin e vendit të ngjarjes, frenimin e rrjedhjes së karburantit dhe nxjerrjen e dy trupave. Të pranishëm kanë qenë edhe karabinierët, të cilët kanë kryer të gjitha konstatimet përkatëse për zbardhjen e asaj që ka ndodhur.

Show More

Related Articles

Back to top button