Fshati Reçan është lënë në harresë nga pushteti lokal dhe ai qendror. Ai ndodhet jo më larg se 9 kilometra nga Gostrivari, por banorët e këtij fshati vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë rrugësh, të kanalizimit, ndërsa edhe ato pak investime që janë bërë, sikurse ndriçimi publik, janë shumica kontribut i vetë banorëve të fshatit dhe mërgatës dhe shoqatës. Pastaj, edhe rruga lokale që lidh këtë fshat me Vërtokun fqinj për 25 vite nuk ka pasur asnjë rikonstruim.
Nexhbi Ameti, kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Reçan thotë se disa kryetar të komunës së Gostivarit u kanë premtuar rikonstrimin e rrugës, por gjithçka me vite ka mbetur vetëm premtim. Ankohet se çdo ditë duhet të kalojnë atë rrugë me veturat e tyre, të cilat shpesh pësojnë defekt për shkak të gropave.
“Nga autoritetet lokale kërkojmë të ketë investime në fshatin tonë, të na rikonstruone rrugën pasi kanë pretmtuar asfaltimin e kësaj rruge, mirëpo premtimin nuk e ka mbajtur kryetari aktual i cili e ka mandatin e dytë, por e njejta gjë ndodhi edhe me paraardhësin e tij. Vetë gjendja tregon se sa rruga është e dëmtuar, ka shumë gropa dhe nga autoritetet lokale askush nuk ka ardhur ta na shoh”, deklaron Nexhbi Ameti, kryetar i B.L të fshatit Reçan.
Gropa kishte edhe nëpër rrugët në brendi të fshatit. Dëshmi janë pamjet nga qendra e fshatit. Pastaj mungon edhe kanalizimi që ka mbet i papërfunduar. Për pasojë fshati kundërmon erë të keqe nag ujërat e zeza që derdhen në lumin i cili kalon pranë shtëpive.
“Premtoi kanalizimin andej nga vjen uji nëpër fshat, gjysmën e bëri, gjysmën tjetër na tha se do e bën, por edhe atë e la pa përfunduar. Kanalizimi ka mbetur hapur dhe era është e padurueshme. Aty kalojnë njerëz, fëmijë por era vërtetë është e pakëndshme ”, deklaron Nexhbi Ameti, kryetar i B.L të fshatit Reçan.
Edhe një rrugë në pjesën e sipërme të fshatit u premtohet me vite banorëve, por asesi që të rregullohet. Sipërfaqa e saj është mbi 300 metra katrorë dhe banorët kërojnë që e njejta të shtrohet me pllaka bekatoni, ashtu siç edhe u është premtuar.
“Kemi edhe një rrugë të vogël e cila është lënë në harresë. Kemi kërkuar edhe atë të na shtrojnë me pllaka bekatoni dhe ajo nuk ka më shumë se 200 -3 00 m2, por as atë nuk e bën”, deklaron Nexhbi Ameti, kryetar i B.L të fshatit Reçan.
Banorët e Reçanit thonë se nëse rruga e cila i lidh me Vërtokun e që ka më pak se dy kilometra, nuk rregullohet shpejtë, do të dalin në protestë dhe do të bllokojnë aksin rrugorë që në fshatin Zdunjë.
“Ne si banorë do marrim masa më radikale nëse kjo rrugë nuk riasfaltohet. Do e bllokojmë rrugën kryesore që nga fshati Zdunjë”, deklaron Nexhbi Ameti, kryetar i B.L të fshatit Reçan.
Ndryshe, fshati Reçan numëron mbi 170 shtëpi të banueshme. Ato shtrihen në disa pjesë të tij pasi e tillë është karakteristika e këtij fshati, apo siç thonë vetë reçanasit nëpër disa mëhalla.