Kina i është përgjigjur shqetësimit të BE, shteteve të ish-Bashkimit Sovjetik dhe vendeve baltike, pas deklaratës së ambasadori kinez në Francë, i cili tha se këto vende nuk kanë status efektiv në të drejtën ndërkombëtare.
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, në një deklaratë vuri theksin tek polemikat e krijuara, duke shtuar se Kina respekton statusin e shtetit sovran të vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik.
“PAS SHPËRBËRJES SË BASHKIMIT SOVJETIK, KINA ISHTE NJË NGA VENDET E PARA QË VENDOSI LIDHJE DIPLOMATIKE ME VENDET NË FJALË. QË NGA VENDOSJA E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE ME KËTO VENDE, KINA KA RESPEKTUAR GJITHMONË PARIMET E KËRKESËS RECIPROKE DHE BARAZISË NË ZHVILLIMIN E MARRËDHËNIEVE DYPALËSHE MIQËSORE DHE BASHKËPUNUESE”, THA KRYEDIPLOMATI KINEZ NË NJË KONFERENCË PËR SHTYP TË HËNËN.
Kina deri më tani ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës ose të bëjë thirrje për tërheqjen e trupave të saj, ndaj kjo deklaratë mund të ndikonte dhe në marrëdhënien e këtij shteti me Rusinë.