LajmeMaqedoni

Komuna e Manastirit me kërkesë të këshilltarëve nga VMRO-ja do t’u japë nga 10.000 denarë familjeve të të dënuarve për sulmin e 27 prillit në Kuvend

Komuna e Manastirit do t’i shpërblejë me nga 10.000 denarë familjet e të dënuarve për sulmin e organizuar në Kuvendin e 27 prillit 2017. Kjo iniciativë e titulluar “Ndihmë për familjet e të dënuarve padrejtësisht” është dorëzuar në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Manastirit nga këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe partnerët e koalicionit. Për të, përveç këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, kanë votuar edhe këshilltarët nga E majta. Në seancë nuk morën pjesë këshilltarët nga LSDM dhe Ndryshe, transmeton Portalb.mk.

Këshilltarja e DOM, Anastasia Trajkovska, tha se do të largohet nga votimi, sepse Këshilli nuk është vend ku mund të gjykojë nëse dikush është dënuar padrejtësisht apo drejtësisht.

Këshilltari nga E majta, Gavril Trajkovski, nga foltorja kritikoi se kjo është pika më hipokrite në historinë e Këshillit dhe se nuk ka e ka vendin në rend dite. Por dy këshilltarët e Të majtës votuan “pro” dhe thanë se besojnë se këto familje kanë nevojë vërtet për ndihmë.

Në sulmin e organizuar në Kuvendin e ndodhur më 27 prill 2017, rreth 300 persona të maskuar hynë në Kuvend për të penguar zgjedhjen e Talat Xhaverit në krye të Kuvendit. Personat që hynë në ndërtesën e Kuvendit, sulmuan deputetët dhe gazetarët. Në procesin gjyqësor janë dënuar 16 persona për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk