LajmeMaqedoni

Publikohet propozimi francez: Bullgarët në Kushtetutë, pastaj hapja e negociatave

Propozimi francez parasheh që Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së të miratojë Kornizën e Negociatave për Maqedoninë e Veriut më 23 qershor të këtij viti dhe të caktojë një konferencë ndërqeveritare në të njëjtën ditë. Në të njëjtën mbledhje, këshilli do të vendosë që konferenca e ardhshme ndërqeveritare për hapjen e bisedimeve për anëtarësim të mbahet sapo Maqedonia e Veriut të përfundojë procedurën për ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve në preambulë.

Propozimi francez me të cilin Bullgaria duhet të heqë veton për negociatat e Maqedonisë me BE-në, thuhet se përdorimi i gjuhës maqedonase për dokumente do të shënohet me një deklaratë të njëanshme të Maqedonisë dhe Bullgarisë, dhe këto deklarata do t’i bashkëngjiten procesverbalit të konferencës së parë ndërqeveritare.

Në këtë propozim për kornizën negociuese të presidencës franceze, praktikisht pranohen të gjitha kërkesat e Bullgarisë, përveç kërkesës për mos ekzistimin e gjuhës maqedonase. Kjo do të thotë se me çdo hapje të kapitujve, gjegjësisht të ashtuquajturat klastera, Bullgaria do të mund të bllokojë, gjë që kryeministri i tyre Kiril Petkov e kishte paralajmëruar kohë më parë.

 

Show More

Related Articles

Back to top button