BotaLajme

Bllokohen 77 minatorë në Donetsk për shkak të bombardimeve të vazhdueshme

77 minatorë janë bllokuar në një minierë qymyri në rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore për shkak të bombardimeve të vazhdueshme, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA, shkruan skynews.

Minatorët mbetën të bllokuar nën tokë pasi ndërprerjes së energjisë në minierën Zasyadko.

“Si rezultat i granatimeve nga forcat ukrainase energjia në minierën Zasyadko në Donetsk u ndërpre, 77 minatorë mbeten nën tokë,” tha RIA.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në një deklaratë ditën e sotme tha se Rusia ndoshta kishte rigrupuar trupat për të avancuar në jug të qytetit lindor të Ukrainës, Izium, në 48 orët e fundit.

Sipas saj, qëllimi i saj ishte të depërtonte më thellë në rajonin e Donetskut dhe të rrethonte Severodonetsk./abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button