Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (24.04.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 163 gjoba, nga të cilat 24 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 17 gjoba për vozitje pa patentë shofer, shtatë sanksione për tejkalim të kundërligjshëm të automjeteve.
“Janë vendosur 10 gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për kalim në semafori të kuq, pesë gjoba për kundërvajtje nga këmbësorët”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.