Ka dështuar sot mbajtja e seancës gjyqësore me fjalët përfundimtare për modularin e Tetovës. Arsyeja e shtyrjes së seancës ishte mungesa e të akuzuarit të parë të këtij rasti, Florin Besimi, i cili, për shkaqe shëndetësore, nuk mori pjesë në seancën e sotme, shkruan Alsat.
Avokati i Besimit në fillim të seancës njoftoi gjykatësin Jordan Vellkovski për mungesën e klientit të tij për shkak se siç u shpreh ai, Besimi ka qenë me temperaturë.
Seanca e radhës për fjalët përfundimtare u caktua me 10 maj në ora 10:00.