LajmeRajon

Treni i linjës Laç-Shkodër përplas një grua në Lezhë

Një person është plagosur mesditën e kësaj të marte si pasojë e përplasjes nga treni.

Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri raporton se ngjarja ka ndodhur në fashit Zejmen të Lezhës, ku treni i linjës Laç-Shkodër ka përplasur një grua të moshuar. Ndër të tjera mësohet se mashinisti ka paralajmëruar me sinjalizim dhe ka tentuar të frenojë, por sërish nuk e ka shmangur përplasjen e saj.

E lënduara është nisur drejt spitalit të Lezhës, e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj. /abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button