LajmeRajon

Kurti: BE-ja s’ka pranuar që unë ta shkruaj draft-statutin për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Bashkimi Evropian nuk ka pranuar që ai të shkruajë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kurti tha se tani janë duke pritur draft-statutin e shkruar nga ekipi menaxhues, i caktuar nga marrëveshjet e kaluara në dialog.

Ai tha se ndërmjetësit të dialogut i mbetet të përcaktojë agjendën e takimit të 2 majit në Bruksel, derisa edhe bëri të ditur se në fundjavë do të takohet me emisarin e BE-së, për dialog, Miroslav Lajçak.

Këto komente Kurti i bëri pas publikimit te draft-programit kombëtar për shkencën.

Show More

Related Articles

Back to top button