BotaLajme

Vritet nga talebanët lideri i IS-it që planifikoi sulmin në aeroportin e Kabulit

Lideri i grupit të Shtetit Islamik (IS) që kishte planifikuar sulmin vrasës në aeroportin e Kabulit në vitin 2021, është vrarë nga talebanët, është njoftuar nga zyrtarët amerikanë.

Sulmi me bomba në gusht të vitit 2021, shkaktoi vdekjen e 170 civilëve dhe 13 ushtarëve amerikanë, ndërsa personat po tentonin të iknin nga Afganistani pasi talebanët morën kontrollin, raporton BBC.

Figura e IS-it u vra disa javë më parë, por u desh kohë të konfirmohet vdekja e tij, kanë njoftuar zyrtarët amerikanë.

Emri i tij u bë publik tash.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se e kanë konfirmuar vdekjen e tij nëpërmjet informatave të marra nga inteligjenca. Por, nuk kanë dhënë informata tjera se si kanë mësuar se ai ishte përgjegjës prapa sulmit me bomba.

Të hënën, SHBA-ja nisi të njoftonte familjarët e ushtarëve të vrarë amerikanë, për vdekjen e liderit të ISIS-it.

Show More

Related Articles

Back to top button