Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të mërkurën se kishte zhvilluar një bisedë telefonike “të gjatë dhe kuptimplotë” me liderin kinez Xi Jinping dhe shpresonte se kjo do t’i jepte një shtysë marrëdhënieve me Pekinin.
Kam pasur një telefonatë të gjatë dhe domethënëse me presidentin Xi Jinping. Unë besoj se kjo telefonatë si dhe emërimi i ambasadorit të Ukrainës në Kinë, do t’i japë një shtysë të fuqishme zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe,” shkroi ai në Twitter.
Xi deri më tani është takuar me Putinin që nga pushtimi i Rusisë, por jo me Zelensky-n, pavarësisht thirrjeve të presidentit ukrainas. Gjithashtu ai nuk ndërhyrë në konfliktin mes dy vendeve, me disa që pretendojnë se konflikti dhe implikimet gjeopolitike funksionojnë në favor të Kinës.
Kina është e qëndrueshme dhe e qartë në gatishmërinë e saj për të zhvilluar marrëdhënie dypalëshe me Ukrainën. Dy palët duhet të çojnë përpara traditën e respektit dhe sinqeritetit të ndërsjellë dhe të vazhdojnë me partneritetin strategjik Kinë-Ukrainë.
“Për krizën në Ukrainë, Kina është gjithmonë në anën e paqes. Qëndrimi i saj thelbësor është të lehtësojë bisedimet për paqe.
“Kina nuk e krijoi krizën në Ukrainë, as nuk është palë në krizë. Si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe një vend i madh përgjegjës, Kina nuk do të rrinte duarkryq, as nuk do t’i shtonte benzinë zjarrit, aq më pak do të shfrytëzonte situatën për përfitime vetjake.
“Dialogu dhe negociatat janë e vetmja rrugë e mundshme përpara.
“Ëështë e rëndësishme të shfrytëzohet mundësia dhe të krijohen kushte të favorshme për zgjidhjen politike të krizës.
“Shpresojmë që të gjitha palët të reflektojnë seriozisht për krizën në Ukrainë dhe të shqyrtojnë së bashku mënyra për të sjellë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Europë përmes dialogut.
“Kina do të dërgojë Përfaqësuesin Special të Qeverisë Kineze për Çështjet Euroaziatike në Ukrainë dhe vende të tjera për një komunikim më të mirë për zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë.
“Kina ka ofruar një sërë ndihme humanitare për Ukrainën dhe do të vazhdojë të ofrojë ndihmë me të mirën e saj,” tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Kinës referuar bisedës së Zelenskyt me homologun e tij kinez./abcnews.al