LajmeRajon

Asambleja e Republikës Srpska kërkon dorëheqjen e serbëve nga Kushtetuesja e Bosnjës

Asambleja e Republikës Sërpska miratoi të mërkurën, më 26 prill, konkluzionin, përmes të cilit u bën thirrje gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës nga radhët e popullit serb, të japin dorëheqjen.

Konkluzioni hyn në fuqi një ditë pas miratimit dhe zgjat, siç thuhet, derisa Asambleja e Republikës Sërpska të marrë një vendim tjetër.

Në favor të konkluzionit votuan 47 deputetë nga 68 sa ishin të pranishëm. Asambleja e Republikës Sërpska përbëhet nga gjithsej 83 deputetë.

Shkak për një vendim të tillë, siç deklaruan përfaqësuesit e partive në pushtet, janë veprimet “anti-Dejton” dhe “antikushtetuese” të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës, duke iu referuar posaçërisht vendimeve të asaj gjykate për pronën shtetërore të Bosnje e Hercegovinës.

Asambleja i ngarkoi përfaqësuesit e Republikës Sërpska në institucionet e Bosnje e Hercegovinës që të përgatisin sa më shpejt Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës, me të cilin do të përcaktohej përbërja pa gjyqtarë të huaj.

Kryeministri i Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviç, theksoi gjatë debatit se Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës mund të marrë vendime pa gjyqtarët serbë, por do të humbasë “ligjshmërinë dhe legjitimitetin”.

Show More

Related Articles

Back to top button