Rrëshqitja e dheut që shfarosi një lagje të qytetit ekuadorian të Alausi një muaj më parë ka shkaktuar të paktën 49 viktima ndërsa 39 të tjerë janë ende të zhdukur, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga autoritetet të mërkurën.
Sekretariati Kombëtar për Menaxhimin e Riskut (SNGR) deklaroi se 43 banorë të u plagosën dhe 581 të tjerë u prekën nga rrëshqitja e dheut, e cila shkatërroi dhjetëra shtëpi natën e 26-27 marsit.
Një pjesë gjigante e malit u shkëput gjatë natës dhe rrafshoi një lagje në periferi të qytetit me 45,000 banorë në provincën Ciborasso, rreth 300 kilometra në jug të kryeqytetit Quito.
Të paktën 240 hektarë, ku ndodheshin 209 shtëpi, u prekën nga fatkeqësia. Operacioni i kërkimit për nxjerrjen e trupave të dhjetëra personave të zhdukur nuk ka përfunduar ende.
Ekuadori po përjeton sezonin e tij më të keq të shirave në 15 vjet, dhe në fund të marsit qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 14 nga 24 provincat e Ekuadorit.
Duke përjashtuar rrëshqitjen e dheut në Alausi, që nga fillimi i vitit reshjet dhe përmbytjet kanë vrarë 33 persona, kanë prekur 68,058 të tjerë dhe kanë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht 14,697 shtëpi, pa përfshirë dëmtimet në rrugë, urat dhe infrastrukturën tjetër publike.