Policia e Tetovës dje ka gjobitur tetë persona të cilët në vend të trotuareve dhe shtigjeve të shënuara kanë ngasur trotinet elektrik në vende të papërshtatshme nëpër rrugë.
Për shkak të shembujve kaq të shpeshtë, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë apelon që ngasësit t’i respektojnë obligimet ligjore.
“Trotinetët elektrikë zakonisht operohen nga të rinjtë, të cilët për shkak të injorancës, neglizhencës apo arsyeve të tjera nuk respektojnë gjithmonë rregulloret ligjore të parashikuara për këtë kategori pjesëmarrësish në trafik. Vetëm në aksionin e djeshëm të mbajtur në Tetovë janë shqiptuar tetë masa që kanë të bëjnë me personat që kanë operuar me trotinetë elektrik. Për këtë, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë apelon që mjetet e tilla të lëvizin ekskluzivisht nëpër shtigje apo trotuare të destinuara për atë qëllim, e jo në rrugë”, tha zëdhënësi, Marjan Josifoski.
Apelohet për ata që përdorin trotinetët të mbajnë helmeta mbrojtëse dhe jelek reflektues, nëse lëvizin në mbrëmje ose herët në mëngjes.
“Ata që i menaxhojnë këshillohen që të mos i kontrollojnë me njërën dorë, por me dy duar, të mos mbajnë njerëz të tjerë mbi vete ose të mos mbajnë kafshë. Në të kundërtën do të sanksionohen në mënyrë adekuate, përkatësisht do të përgatiten parashtresa përkatëse dhe varësisht nga lloji i kundërvajtjes do të gjobiten nga 50 deri në 80 euro në kundërvlerë të denarit”, tha zëdhënësi.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë rikujton se në periudhën në vijim do të ketë rritje të frekuencës së trafikut në zonë, për çka personat që lëvizin me skuterë elektrikë duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, të rregullojnë shpejtësinë dhe të respektojnë plotësisht rregullat dhe rregulloret në fuqi, të caktuara me Ligjin për siguri në në komunikacionin rrugor.