BotaLajme

Kryeministri Mitsotakis: Paga minimale do të rritet në 950 Euro deri në vitin 2027

Në prag të fushatës elektorale në Greqi, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka premtuar rritje të pagës minimale në vend me 3-4% duke filluar nga 1 Janari i viti 2024. Aktualisht paga minimale në shtetin fqinj është 780 Euro.

Por Mitsotakis ka premtuar se rritja e pagës minimale do të vazhdojë dhe deri në vitin 2027 do të kapë vlerën e 950 Eurove.

Sipas shtypit grek, Kryeministri Mitsotakis ka premtuar gjithashtu edhe rritje të pagës mesatare që do të shkojë në 1500 Euro brenda një periudhe 4-vjeçare, duke filluar nga viti 2023 deri në vitin 2027.

Edhe për pensionistët, premtoi Kryeministri grek, do të ketë rritje të pensioneve me 3-4% duke filluar nga 1 Janari 2024.

Sipas Mitsotakis, synimi është që të ulet shkalla e papunësisë në 8% deri në vitin 2027.  /tvklan.al

Show More

Related Articles

Back to top button