Për 1181 punonjës të shërbimit zjarrfikës do të ketë rritje page me 40% deri në vitin 2024.
Këtë gjë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se kësaj rritje do t’i bashkangjitet edhe një tjetër rritje me 7% sipas gradës.
Ai shtoi se një politikë e tillë e ndjekur është një motivim real për shumë të rinj që duan t’i bashkohen shërbimit zjarrfikës.
“Një rritje e konsiderueshme e pagës edhe për 1181 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të cilët përfitojnë 12-40% rritje financiare deri në vitin 2024, plus edhe 7% rritje sipas gradës Një vlerësim i merituar për heronjtë, dhe një motivim real për shumë të rinj që dëshirojnë t’i bashkohen këtij profesioni fisnik”, shkruan Rama.