Gostivari si duket e ka marrë seriozisht misionin Liga e Parë, ndaj dhe po vazhdon me transferimin e futbollistëve cilësor në rradhët e veta, shkruan “infOSport.mk”.
Pas transferimit të djeshëm të golashënuesit më të mirë të Vardarit, Filip Petkovski, sot nga tabori i kësaj skuadre, njoftuan për transferimin e një ndër futbollistëve më të mirë të Sileksit edicionin ekaluar, Gjorgji Tanushev.
Dy super përforcime këto, që ju bashkëngjiten edhe përforcimeve të mëparshme si Ujkan Muça (Korabi), Burhan Mustafa (Rabotniçki), Emran Ramadani (Renova), Stojan Stojçevski (Sileksi) dhe Darko Stojanov (Vardar).
KF Gostivari gjithashtu ka vazhduar kontratat me pjesën më të rëndësishme të skuadrës, edhe atë me reprezentuesit e U21 të Maqedonisë, Viktor Krstevski, Rinor Ajdinin, portierët Amir Jashar dhe Bujar Abazi, mbrojtësit Borjan Panovski, Enis Dervishi, Imran Fetai, mesfushorët Muarem Muarem, Lazar Peev, Suhejb Rushiti, Roni Sinani, sulmuesit Lorik Lika, Stojançe Velinov dhe Husein Demir.